Nr. Ref. MK 20 IPA EN 01 22- R
Ka nevojë për angazhimin e Asistentit gjuhësor të Këshilltarit të Përhershëm të Tuining-ut (KPT)
Projekti Tuining “Mbështetja e zbatimit të kornizës ligjore për menaxhimin e mbeturinave dhe sistemi i përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve (PZP)” është projekt i përbashkët midis Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Republikës së Hungarisë, e përfaqësuar nga Fondacioni „Blue Planet Climate Protection“ dhe Republikës së Austrisë e përfaqësuar nga “Umweltbundesamt GmbH”.
Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në forcimin e sistemit të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit, duke vendosur aranzhmane konkrete institucionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Projekti kërkon të angazhojë një Asistent gjuhësor të Këshilltarit të Përhershëm të Tuining-ut (Asistent i KPT), detyrat e të cilit përfshijnë mbështetjen e KPT-së gjatë koordinimit dhe menaxhimit të projektit Tuining. Projekti ka nisur më 1 dhjetor 2022 dhe do të zgjasë 24 muaj.
Fillimi i angazhimit: 15 јаnar 2023
Asistenti gjuhësor i KPT-së do të punësohet me kontratë me orar të plotë dhe do të ketë vendin e punës në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Shkup. Personat të cilët kanë pasur ndonjë kontratë për angazhim në institucionet e administratës shtetërore në gjashtë muajt e mëparshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk do të merren parasysh për këtë pozitë.
Asistenti i KPT-së do të jetë i vetëpunësuar dhe do të marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për pagesën e të gjitha taksave dhe detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi në vend, përfshirë ato që lidhen me sigurimet shëndetësore dhe sociale.
Detyrat e Asistentit gjuhësor të KPT-së janë:
– Përkthim dhe interpretim në bazë ditore;
– Përkthimi i të gjitha dokumenteve që lidhen me aktivitetet e projektit (dispozitat ligjore, raportet e misionit, korrespondenca, prezantimet e ekspertëve afatshkurtër – EASH, etj.);
– Interpretim për KPT-në dhe EASH-në në të gjitha takimet, punëtoritë, seminaret, konferencat, etj.;
– Sigurim i ndihmës gjatë përgatitjes së dokumenteve në lidhje me Projektin;
– Pjesëmarrje në vizitën studimore dhe interpretim për pjesëmarrësit nga institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për KPT-në;
– Të ndihmuarit e KPT-së në përgatitjen e procesverbaleve në gjuhën maqedonase dhe angleze nga takimet e Komitetit drejtues (dhe nga takimet/ngjarjet tjera) lidhur me projektin;
– Të ndihmuarit gjatë punës së përgjithshme të zyrës, organizimin e takimeve, të ndihmuarit e eKPT-sëdhe asistentit të KPT-së me gjithçka që nevojitet për punën normale të zyrës së projektit.
Kualifikimet e nevojshme të kandidatëve:
Asistenti i gjuhësor i KPT-sëdo të zgjidhet në përputhje me kriteret e mëposhtme të përzgjedhjes:
Përvoja dhe aftësitë e nevojshme:
– Diplomë universitare, filologji angleze dhe përvojë pune me përkthime dhe interpretim më shumë se pesë vjet;
– Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur dhe të gjuhës maqedonase në të shkruar dhe të folur;
– Përvojë praktike me përkthim dhe interpretim për këshilltarë/ekspertë ndërkombëtarë;
– Përvojë e mëparshme me projekte të financuara ndërkombëtarisht, p.sh. projektet e financuara nga BE (projektet tuining), do të konsiderohen si avantazh;
– Aftësi të shkëlqyera kompjuterike (MS Word, Excel, Internet, etj.);
– Aftësi të shkëlqyera organizative;
– Aftësi të shkëlqyera ndërnjerëzore dhe komunikuese.
Kandidatët duhet të dërgojnë biorgrafinë e tyre (në formatin Europas) me letër motivimi në anglisht në adresën elektroniketibor.nemcsek@kbka.orgme titullin “RTA Assistant” jo më vonë se data 6 janar 2023.
Dokumentet shtesë që duhen bashkëngjitur në versionin e skanuar si pjesë e aplikimit:
– Diplomë e arsimit të lartë;
– Rekomandimet për përvojë në projekte të tjera tuining do të konsiderohen si avantazh (nëse ka).
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë midis 9-12 janar 2023.
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian