SHPALLJEN PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL PËR MENAXHUES TË MBETURINAVE

Në pajtim me nenin 38-x, paragrafi 2, të Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 68/04, 71/04, 107/07, 102/08, 143/08, 124/10, 51/11, 123/12, 147/13, 163/13, 51/15, 146/15, 156 / 15, 192/15, 39/16 dhe 63/16), Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor publikoi:

  S H P A L L J E N
PËR DHËNIEN E PROVIMIT PROFESIONAL PËR MENAXHUES TË MBETURINAVE

 

  1. Çdo kandidat që aplikon për shpalljen e konkursit për dhënien e provimit profesional për menaxhues të mbeturinave, duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme

–          Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

–          Të ketë vendbanim në Republikën e Maqedonisë së Veriut

–          Të ketë të kryer së paku shkallën e VItë arsimimit të lartë ose arsimimin e lartë me së paku VII/1, përkatësisht diplomë me së paku 180 kredi sipas sistemit evropian të transferit kreditor (EKTC);

–          Me aktgjykim të plotëfuqishëm të gjykatës të mos ketë qenë i dënuar për mos kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, për sa kohë që vazhdojnë pasojat nga ndalesa dhe

–          Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune pas diplomimit në veprimtarinë me mbeturina dhe/ose në mjedisin jetësor.

2. Каndidati i cili aplikon në shpalljen për dhënien e provimin profesional për menaxhues të mbeturinave, duhet ta dorëzojë dokumnetacionin në vijim:

–          Kërkesë për dhënien e provimit profesional, në të cilin do të shprehen qartë përgjithësimet e kandidatëve (emri dhe mbiemri, numri i telefonit, e-mail);

–          Shtetësia (origjinal ose kopje) – për të dëshmuar shtetësinë ;

–          Letërnjoftimi (kopje për kqyrje) – për të dëshmuar vendbanimin;

–          Diploma nga sfera përkatëse (origjinal ose kopje e noterizuar);

–          Dëshmi për përvojë pune pas diplomimit në veprimtarinë me mbeturina dhe/ose në mjedin jetësor;

–          Dëshmi se me aktgjykim të plotëfuqishëm të gjykatës nuk ka qenë i dënuar për mos kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës, për sa kohë që vazhdojnë pasojat nga ndalesa

–          Dëshmi për mjete të paguara si kompenzim për dhënien e provimit profesional për menaxher të mbeturinave – fletëpagesë PP / 50 në vlerë prej 12,000 (dymbëdhjetë mijë) denarë, të paguar në xhirollogarinë e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, numri 1210115202631 10, caku për dërgesë : dhënia e provimit për menaxhues të mbeturinave, kodi i të ardhurave 718112, programi 1, nënprogrami 10.

3. Dokumentet e kërkuara dorëzohen në arkivin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Bulevardi Presveta Bogorodica nr.3, kati 2
4. Afati i fundit për aplikim për dhënien e provimit është deri më 15 mars 2019
5. Pjesa e parë e provimit është caktuar për të hënën, më 18 mars 2019, nga ora 14: 15-16: 15
6. Pjesa e dytë e provimit është caktuar për të mërkurën, 24 prill 2019 .
7. Programi për dhënien e provimit, si dhe të gjitha materialet, mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë www.moepp.gov.mk