Të nderuar,
Ju njoftojmë se më datë 27.05.2019 (e hënë) do të organizohet SESIONI INFORMATIV PËRGATITOR për Draft Raportin evlerësimitstrategjik të mjedisit jetësor nga zbatimi i Planit për menaxhimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.
Sesioni informativ përgatitor organizohet në përputhje me rekomandimet e Komitetit të Ankesave të Arhusit dhe nenin 6 të Konventës së Arhusit për përfshirjen e hershme të publikut të interesuar në procesin e vendimmarrjes për Planin e menaxhimit të trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore në rajonin e Ohrit dhe ka për qëllim të njoftojë publikun e interesuar me procesin, të dhënat me të cilat punohet dhe dokumentet që shfrytëzohen ose seksionet e përgatitura, për të cilat nevojitet informim i hershëm i publikut në fjalë.
Ngjarja do të mbahet në Sallën e takimeve në komunën e Ohrit, duke filluar nga ora 13:00.
Në sesionin informativ përgatitor janë ftuar të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara në përputhje me Vendimin për zbatimin e Vlerësimit strategjik të mjedisit jetësor të Planit.
Për hartimin e planit të menaxhimit me trashëgiminë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit përgjegjëse është Ministria e Kulturës- Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor-Drejtoria e mjedisit jetësor-trashëgimisë natyrore, ndërsa e miraton Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.