Sot, Ministri Nuredini prezantoi ambicien klimatike të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë vitruale në një tryezë të rrumbullakët ministrore të organizuar nga i Dërguari Special i Presidentit për Klimën John Kerry, në kuadër të samitit të klimës së lidershipit të Presidentit të SHBA Joe Biden.
Kontributi i rishikuar i vendosur kombëtar në një ulje prej 51% të emisioneve të gazrave serë, ose 82% reduktim neto deri në 2030, iu paraqit ministrave nga mbi 20 vende të tjera si pjesë e një angazhimi të SHBA për t’u kthyer në mesin e ekonomive kryesore për të arritur neutralitetin e klimës.
Në takim, Ministri theksoi ambicien serioze të vendit tonë si një vend i vogël, por I ndieshëm ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe mbështetjen e nevojshme nga vendet e zhvilluara për të arritur qëllimet globale.