Në Konferencën Vjetore të OKB-së: “Financimi i Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut: Drejt harmonizimit më të madh të financimit publik dhe privat me zhvillimin e qëndrueshëm” ministri Nuredini diskutoi për financat e qëndrueshme publike dhe se si financat inovative, taksat dhe subvencionet mund të nxisin investime më të mëdha në qëndrueshmëri.
– Kostoja e pasivitetit në të kaluarën, tejkalon koston e veprimit. Kërcënimi global i fatkeqësive të lidhura me klimën, pandemive të ardhshme dhe goditjeve të tjera e ka sjellë botën e zhvillimit financiar në një pikë kthese. Përshtatja e tregjeve, politikave dhe sjelljeve do të kërkojë ndërhyrje proaktive nga të gjithë aktorët në zinxhirin e investimeve – tha Nuredini.
Sfida jonë në krijimin e instrumenteve financiare për zbatimin e politikave të gjelbra është në:
• Krijimin e një sistemi të vetë-qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve,
• infrastrukturën e energjisë dhe efikasitetin në trajtimin e burimeve të ndotjes,
• Menaxhimin e burimeve ujore,
• zhvillimin e qëndrueshëm nëpërmjet zgjidhjeve të bazuara në natyrë.
MMJPH bashkëpunon me ministritë e tjera në prezantimin e qasjeve të reja inovative, si futja e prokurimit publik të gjelbër dhe obligacioneve të gjelbra, si dhe mundësimin e këtyre investimeve.