Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe Ambasadorja e Zvicrës E.S. Veronika Ullmann mbajtën takimin e parë që nga emërimi i saj si ambasadore në RMV në tetor të vitit të kaluar. Në këtë takim, ministri Nuredini informoi për bashkëpunimin afatgjatë dhe të mirë që kanë dy vendet në fusha të ndryshme të mbrojtjes së mjedisit.
Ndër të tjera, ministri Nuredini shprehu kënaqësi të veçantë për realizimin e suksesshëm të vitit të kaluar të një sërë projektesh të përbashkëta në fushën e mbrojtjes së natyrës përmes Programit për Mbrojtjen e Natyrës, si dhe diskutoi për projektet aktuale dhe të ardhshme të realizuara nga MMJPH me ndihmën e Qeverisë zvicerane në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe mbrojtjes dhe menaxhimit të ujërave.
Ambasadorja Ullman shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm, por edhe vendosmërinë në drejtim të thellimit të tij.