– Drejtësia ekologjike në vete përmban përbërës ekologjik, ekonomik dhe social. Kjo Qeveri është e përkushtuar seriozisht në agjendën e gjelbër dhe gjetjen e një ekuilibri midis zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor – tha Nuredini në fjalimin hyrës në debatin njëditor me titull “Baza e reformës së sistemit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe drejtësia ekologjike” u organizua dje nga Qendra për Kërkime Strategjike të ASHAM-it.
Duke nisur nga fakti se mbrojtja e mjedisit jetësor është një nga parakushtet themelore për të gëzuar shumë të drejta të tjera njerëzore, ngjarja synonte të tërhiqte vëmendjen e publikut shkencor, profesional dhe të gjërë ndaj problemeve dhe sfidave në reformën e sistemit ligjor, veçanërisht për hapat e nevojshëm për të siguruar mbrojtjen ligjore dhe gjyqësore të mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në fjalimin e tij Ministri Nuredini foli për reformën ligjore nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësor të cilën Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e ka zbatuar intensivisht në të kaluarën.
Zbatimi më konsistent i parimit “ndotësi paguan” si parim bazë në të cilin bazohen ligjet në mjedisin jetësor, pastaj pako e ligjeve me të cilat rregullohet menaxhimi me mbeturinat, ekonomia qarkore si pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për modernizimin e ekonomisë, përmirësimin e mëtejshëm të ligjeve për cilësinë e ajrit të ambientit, por edhe proceset për mbrojtjen e natyrës dhe rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në nivel shtetëror ishin temat kryesore për të cilat foli Nuredini.
Ngjarja, ashtu si vitet e kaluara u mbështet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup, dhe gjatë ngjarjes fjalim patën edhe Akademiku Vlado Kambovski, udhëheqës i Qendrës për Kërkime Strategjike në ASHAM, Kate Byrnes Ambasadore e SHBA në Shkup, Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, Ambasadori Clemens Koja, udhëheqës i Misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, ekspertë të shumtë nga institucionet shkencore por edhe nga praktika si pjesë e Platformës për të Drejtën Ekologjike.