
Në segmentin e parë të takimit, i cili ishte i karakterit të mbyllur, u diskutuan sfidat në menaxhimin e mbeturinave, me ç’rast ministri Nuredini prezantoi legjislacionin e ri dhe strategjinë shtetërore për krijimin e sistemeve rajonale të menaxhimit të mbeturinave të orientuara drejt ekonomisë rrethore. Ai theksoi nevojën për bashkëpunim në nivel rajonal për zhvillimin e degëve të përpunimit dhe riciklimit në menaxhimin e mbeturinave, si dhe qasjen novatore në përdorimin e lëndëve të para sekondare, si dhe përfitimet e ekonomive të shkallës dhe shkëmbimin e njohurive dhe praktikën e mirë.
Sesioni i fokusuar në këtë temë u mbyll me miratimin e një Deklarate të Përbashkët për Bashkëpunimin në Menaxhimin e Qëndrueshëm të Mbeturinave në rajonin e IEQ (CEI).
Sesioni i dytë është i hapur për publikun dhe i përkushtohet menaxhimit dhe mbrojtjes së ujërave, veçanërisht marrëdhënieve midis vendeve që ndajnë trupat ujorë ndërkufitar, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ndërtimin e elasticitetit të shoqërive dhe mjedisit.