
Në fjalimin e tij në panel, ministri Nuredini ndau sfidat në menaxhimin e tri pellgjeve lumore dhe tri liqeneve natyrore që Republika e Maqedonisë së Veriut i ndanë me fqinjët e saj. Ai përmendi veçanërisht zhvillimet e fundit të bashkëpunimit në kuadër të Marrëveshjes së Parkut të Prespës dhe theksoi nevojën për qasje të integruar në menaxhimin e të gjithë trupave ujorë, pasi natyra nuk njeh kufij politikë.