Në takimin e djeshëm midis Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe Ministres Federale të Austrisë për BE dhe Kushtetutë Karoline Edshtadller në Vjenë, u diskutua për negociatat e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe mënyrat se si Austria ta mbështesë këtë proces. Gjithashtu u diskutua edhe për detyrimet e Kapitullit 27, në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe gjatë kësaj duke theksuar se si Austria mund të na mbështesë me ekspertizë teknike dhe përvojë praktike, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbetjeve.