Dje pasdite, me ftesë të Qeverisë greke, ministri Nuredini mori pjesë dhe mbajti fjalim në një ngjarje të nivelit të lartë kushtuar mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore nga ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe hapave të ardhshëm.
Në fjalën e tij Nuredini prezantoi studimet dhe përpjekjet kombëtare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zonave natyrore. Ai theksoi nevojën për të trajtuar në mënyrë të barabartë komponentët e përshtatjes ndaj sektorit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, veçanërisht në vendet që njihen si më të rrezikuarat ndaj ndryshimeve klimatike.
Duke folur për rregulloret ligjore, Nuredini prezantoi Ligjin e Ri për Veprimin Klimatik që është duke u punuar në vendin tonë, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së detyrimit për inkorporimin e aspekteve klimatike në të gjitha politikat e tjera sektoriale, përkatësisht planet dhe strategjitë, rëndësinë e zhvillimit të një Plani Kombëtar të Përshtatjes, si dhe ndarjen e fondeve të nevojshme për zbatimin e masave.
Duke marrë parasysh efektet ndërkufitare dhe lokacionet shpesh-herë të përbashkëta, Nuredini theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar duhet të trajtohet si i detyrueshëm.
“Prandaj, më vjen mirë që sot kemi seanca të përbashkëta të ministrave të Kulturës dhe Mjedisit apo autoriteteve të klimës dhe shpresoj që kjo të mos përfundojë këtu me fjalimet tona në panele, por të pasohet në fakt me përmirësim të komunikimit, planifikim të përbashkët. “shkëmbim përvojash dhe punë”, tha Nuredini.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 20 ministra dhe zyrtarë qeveritarë për klimën nga shumë vende të botës.