Nuredini dhe Kasami diskutojnë për projektin IPA për ndërtimin e sistemit kolektoral, rrjetin e kanalizimit dhe impiantin e trajtimit për Tetovën

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ku është biseduar për realizimin e projektit kapital të infrastrukturës IPA për ndërtimin e sistemit kolektoral dhe rrjetit dytësor të kanalizimit si dhe impiantit për trajtimin e ujërave të zeza për aglomeracionin Tetovë. Në fokus të bisedës ishin detyrimet  e përfituesve të projektit, MMJPH, Komuna e Tetovës dhe NPK Tetovë, si dhe nevoja që secili nga ana e tij t’i kryejë detyrimet sa më shpejt të jetë e mundur si aktivitete përgatitore për fillimin e realizimit të projektit.

Sredba_Nuredini_Kasami

Për këtë projekt, në kuadër të IPA 1, tashmë është përgatitur dokumentacioni teknik dhe i tenderit, ndërsa vetë ndërtimi është planifikuar në kuadër të programit IPA 2 dhe pritet të nisë në fund të vitit 2022.