Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva dhe kryetarin e komunës Qendër Sasha Bogdanoviq, iu bashkuan nxënësve të SHF “Dimitar Milladinov” në mbjelljen e fidanëve të pemëve në oborrin e shkollës.
Kjo shënoi fillimin e projektit„Ardhmëria pa plastikë“, i cili do të zhvillojë shprehitë pozitive të të rinjve për sa i përket sjelljes së duhur dhe kujdesit për mjedisin jetësor pasi ata janë e ardhmja jonë.
Me këtë u dërgua një mesazh i fortë në lidhje me gatishmërinë për ta vendosur kujdesin për mjedisin jetësor lartë në axhendën politike të bashkëpunimit rajonal.
Ngjarja u organizua në prag të Takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në procesin e Berlinit nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, i cili do të shënojë fillimin e presidencës së përbashkët me procesine Berlinit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për vitin 2020.