Takimi i sotëm i Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hpësinor Naser Nuredini me përfaqësuesit e shoqëriveqytetare u zhvillua në një atmosferë të shkëmbimit konstruktiv të informacioneve dhe sugjerimeve, me qëllim të vendosjes së një bashkëpunimi sinergjik përmes të cilit do të arrihen qëllimet e përbashkëta mjedisore. Tema e takimit, e cila është e para në një sërë takimesh të planifikuara tematike me përfaqësuesit e shoqërive qytetare, ishte ndotja e ajrit.
“Nëse ne jemi këtu për të punuar për qytetarët, ndërsa ju jeni përfaqësuesit e qytetarëve, është mirë të dëgjojmë njëri tjetrin dhe t’i bashkojmë përpjekjet dhe forcat sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë me sukses qëllimin që është i njëjtë dhe i përbashkët”, tha Nuredini. Ministri Nuredini informoi shoqëritë qytetare për aktivitetet që MMJPH ka ndërmarrë gjatë vitit të kaluar si dhe për aktivitetet e planifikuara në të ardhmen. U shkëmbyen informata për ndryshimet legjislative, masat për uljen e ndotjes së ajrit si dhe aktivitetet për mbrojtjen e vlerave natyrore etj. Përfaqësuesit e OJQ-ve ndanë sugjerime konstruktive në cilat fusha do të mund të përmirësohet aktiviteti i institucioneve qeveritare dhe vetë MMJPH-së në drejtim të aktiviteteve për përmirësimin e ndotjes së ajrit dhe mbrojtjen e mjedisit.Gjithashtu, OJQ-të ngritën çështjen e rritjes së buxhetit të destinuar për zbatimin e masave mjedisore si dhe alokimin e fondeve të mbledhura nga eko-taksat për një kthim më të përshtatshëm në mjedisin jetësor. U sugjerua gjithashtu që të krijohet një bashkëpunim më i fuqishëm me vetëqeverisjet lokale, ndërsa OJQ-të shprehën interesim për përfshirje më të madhe gjatë hartimittë propozim ligjeve dhe të ngjashme.