Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini,realizoi takim me ambasadoren britanike në vendin tonë Rejçel Gallovej.
Duke i dëshiruar një mandat të suksesshëm ministrit Nuredini, ambasadorja britanike Gallovej, shprehi gatishmëri për bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët.
Në kontekstin e kryesimit të Konferencës vjetore të Palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, COP26, u diskutuan mundësitë për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar, si një vend kryesor në përpjekjet e saja për reduktimin e emetimeve të gazeve serë, në zbatimin e kontributittë Marrëveshjessë Parisit dhe ambicien për dekarbonizimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ambasadorja Gallovej, shprehu gatishmëri që Britaniatë vazhdoj bashkëpunimin e vendosur në përgatitjen e Planit të Energjisë dhe Klimës dhe zbatimin e aktiviteteve specifike të planifikuara.
Në të njëjtën kohë, diskutuan edhe për përfshirjen e aspekteve të energjisë dhe klimës në përgatitjen e Planit Dhjetë-vjeçar të Zhvillimit, zhvillimi i të cilit mbështetet nga Mbretëria e Bashkuar si një nga partnerët e Kombeve të Bashkuara.