Athinë, 11 maj 2021 (MIA) – Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për ndërtimin e interkonektorit për lidhje me gaz është 99 për qind i gatshëm dhe i dërguar deri te autoritetet evropiane, theksuan ministrat e Ambientit të Jetesës dhe Energjisë së dy vendeve, Naser Nuredini dhe Kostas Skrekas në Forumin ekonomik Delfi në Athinë gjatë panel diskutimit për “Marrëveshjen e gjelbër evropiane”, ku mori pjesë edhe nënkryetari ekzekutiv i KE-së, Frans Timermans, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Ministri i Energjisë dhe Ambientit të Jetesës së Greqisë, Kostas Skrekas zbuloi se marrëveshja është 99 për qind e gatshme, tha se pret miratim nga autoritetet evropiane, por edhe se është afër fillimi i ndërtimit të interkontektorit, duke shtuar se Greqia është e gatshme t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut në realizimin e planeve.
Ministri Nuredini theksoi se Maqedonia e Veriut është në zemër të rajonit dhe në të ardhmen do të jemi vend tranzit për gaz për vendet tjera”, por edhe i prezantoi planet energjetike të vendit.
“Gjithsesi jemi të ngazëllyer dhe të lumtur se jemi 99 për qind të gatshëm që ta nënshkruajmë marrëveshjen për interkonektorin me Greqinë. Diçka që jo vetëm se do ta na sjell burime të ndryshme për gaz, por do të na ndihmojë po ashtu në lidhjen me Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë. Ne jemi vend që gjendemi në zemër të rajonit. Ne do të jemi në të ardhmen vend tranzit për gaz edhe për vende tjera”, tha Nuredini.
Ai u përqëndrua edhe në atë që vendi i jonë e bën që të harmonizohet me agjendën e gjelbër të Unionit, sqaroi se ekzistojnë shumë propozim ligje, të tjerat tanimë janë harmonizuar, shtoi se punojmë në infrastrukturë, por edhe theksoi se “realiteti është se ne jemi ekonomikisht pas anëtarëve të BE-së”.
“Pyetja është sa do të na kushtojë infratsruktura që t’i arrijmë standardet që i kërkon BE-ja dhe ne do ta arrijmë këtë”, tha Nuderini, duke shtuar se po shfrytëzohen mjetet, si nga buxheti, ashtu edhe nga programet evropiane.
Sqaroi se vendet si Maqedonia e Veriut varen nga ligniti, tha 60 – 70 për qind e energjisë elektrike është nga ligniti, sektor në të cilin ka një numër të madh të të punësuarve dhe shtoi se, do të na ndihmonte nëse edhe ne përfshihemi në Fondin për Tranzicion të BE-së, i cili për momentin është i dedikuar vetëm për vendet anëtare, fakt të cilin e përmendi edhe Timermans.
Timermans: Shihni Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë dhe do të jeni shumë më optimistë
Nënkryetari ekzekutiv i KE-së , Frans Timermans, tha se duhet të intensifikohet bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor sa i përket tranzicionit energjetik, e përmendi takimin me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kanë biseduar për mundësitë e mëdha për burimet e energjisë.
Paralelisht, dërgoi lavdërata për atë se si Maqedonia e Veriut dhe Greqia punojnë bashkë, krijojnë mundësi, krijojnë rritje, krijojnë vende të reja të punës.
“Në momentet e pezimizmit për të ardhmen e Evropës, kur ta shohësh se çka është e mundur kur dy vende fqinje vendosën të punojnë në mënyrë konstruktive, vetëm shihni Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Greqinë dhe do të bëheni më optimist”, theksoi Timermans.
Shtoi se vendet si Greqia dhe Maqedonia e Veriut janë të vendosura në mënyrë ideale që të jenë qendër hidrogjeni për të gjithë rajonin në të ardhmen, për çka ministri Nuredini u përgjgij se mund të parashtronte kërkesë për këtë temë, por së pari duhet të bëhen analiza adekuate.
Ministri grek në panel diskutimin, përveç për marrëveshjen për interkonektorin tha se ekziston hapësirë për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut dhe në tema të tjera dhe shprehu bindje se ekziston bashkëpunim i cili do të jetë në interes të popujve.