Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot së bashku me PAKOMAK-un, ambasadoren e Zvicrës dhe drejtorin e VERO Marketeve promovuan viding makineritë e shumëpritura, të cilat nga sot qytetarët e Shkupit mund t’i përdorin dhe t’i hedhin mbeturinat e paketimit, dhe për në këmbim ata marrin “pikë të gjelbërta” që mund t’i përdorin për të blerë produkte nga Vero, si dhe për pagesën e shërbimeve komunale dhe publike.
Veding makineritë janë një mënyrë e thjeshtë për qytetarët të cilët mund t’i selektojnë dhe t’i hedhin mbeturinat në një vend të përshtatshëm nga ku do të riciklohen, me çka gjithashtu do të zvogëlohen mbeturinat të cilat përfundojnë në deponi.
Makineri të tilla që janë një trend në botë po bëhen pjesë e jetës sonë të përditshme. Ato janë një mënyrë e thjeshtë për çdo qytetarë në të cilën, ka qasje në hedhjen e mbeturinave dhe gjatë blerjes, zbatohet lehtësisht sistemi i lirimit me kaucion, i cili stimulon paketimin më ekologjik dhe kthimin e detyrueshëm të paketimit, ndërsa qytetarët marrin një stimul financiar për sjellje të përgjegjshme. Dhe më në fund, zvogëlohet sasia e mbeturinave që përfundojnë në deponi.
Veding makina e instaluar është një produkt maqedonas i bërë nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit dhe Fondi i Inovacionit dhe në përputhje me nevojat e popullatës sonë lokale. Me instalimin e tij, PAKOMAK-u DHE VERO bëjnë një hap para detyrimeve të reja më të forta të parashikuara në legjislacionin e ri për mbeturinat të hartuara nga MMJPH-ja.