(14.08.2015) ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, sot e vizituan shkollën e re në fshatin Siniçan në komunën e Bogovinjës, me qëllim që të shihen pregaditjet e fundit para fillimit të vitit të ri shkollor. Prej në shtator, rreth 200 nxënës nga ky fshat, mësimin do ta zhvillojnë në godinën e re të shkollës, e cila është e pajisur plotësisht me inventar të ri.
Shkolla e re në fshatin Siniçan, e gatshme për vitin e ri shkollor
August 14, 2015