Ministri Nuredini pati takim jozyrtar me Komisionerin e BE-së Johannes Hahn, gjatë të cilit ju përcoll mesazhi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka përmbushur të gjitha kërkesat e pritura për datën e fillimit të negociatave me BE-në. Ai rekomandoj që të vazhdojmë me frymën pozitive, si dhe me kokën lartë të vazhdojmë në rrugën etrasuar. Kemi mbështetjen e tij të palëkundur në realizimin e qëllimeve tona për antarsim në BE, dhe pritjet e përmbushjes së tyre së shpejti.
Takim jozyrtar i Ministrit Nuredini me Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn
October 19, 2019