Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nebi Rexhepi mori pjesë në Konferencën e Dytë për Mjedis, Politikë Sociale dhe Qeverisje (ESG) me temë: Krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm biznesi. Ngjarja organizohet nga Oda Amerikane e Tregtisë në Maqedoninë e Veriut (AmCham).
Në fjalën e tij ai theksoi se Ligji për Veprimin Klimatik është në procedurë qeveritare të miratimit dhe bazohet në legjislacionin e BE-së për klimën.
Rexhepi iu referua edhe harmonizimit të legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së në fushën e ndryshimeve klimatike, si dhe lidhur me detyrimet e marra ndaj BE-së për një kontribut aktiv në përpjekjet globale për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.
Ndër të tjera ai theksoi se miratimi i Ligjit për Ndryshimet Klimatike është një hap shumë i rëndësishëm.