Më 17.12.2014 nën organizimin e komunës së Kavadarit, Feni Industrisë dhe Shoqatës Ekologjike „Tisovec“ nga fshati Vozarci u mbajt kuizi i pare ekologjik komunal, në të cilin morën pjesë nxënësit e klasës së pestë nga 6 shkolla fillore të Kavadarit. Si rezultat i garave shkollore të zbatuara më parë, u selektuan më të mirët, të cilët si një ekip shkollor morën pjesë në kuizin përfundimtar në sallën e Shtëpisë së Kulturës „Ivan Mazov-Klime“. Njohuri më të mëdha ekologjike tregoi ekipi i SHF„Dimkata Angelov-Gaberot“ nga Vatasha, ndërsa në vend të dytë ishin nxënësit e SHF „Tode Haxhi-Tefov“, përndryshe në rrethin e parë të kuizit morën pjesë të gjashtë ekipet. Pas njëzet pyetjeve të detyrueshme, rezultati ishte i barabartë, të gjitha ekipet me pikë maksimale. Pastaj vijoi gara me eliminime, së pari për hyrjen në gjysmëfinale të katër ekipeve, e pastaj në finale ku mbetën vetëm dy ekipe.
Konkurrentët e garës luftuan për shpërblime të vlefshme –tablet kompjuter për anëtarët e ekipit fitues dhe ekskursion për të gjithë nxënësit e klasës fituese. Kuizin e përcjelli edhe zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, kryetari i komunës Aleksandar Panov dhe drejtori ekzekutiv i „Feni Industri “ Nikolla Rizov. Përndryshe në sallën e Shtëpisë së Kulturës ku u mbajt Eko-kuizi morën pjesë një numër i madh i nxënësve nga të gjitha shkollat fillore, përfaqësues të institucioneve arsimore, udhëheqës të sektorit për arsim.