(19.12.2019) ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini,realizoi një takim protokollar me ambasadoren serbe Dushanka Divjak Tomiq.
Në këtë takim, ministri Nuredini e shprehu gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve në fushën e mjedisit, duke theksuar rëndësinë e përparimit të përbashkët në këtë fushë. “Duke punuar së bashku në projektet e menaxhimit të mjedisit ne gjithashtu bëhemi më të afërt edhe si fqinjë. Ne e shohim sa kemi të përbashkët dhe sa mund të kontribuojmë në punën në partneritet për të gjetur zgjidhje më të mira mbi sfidat për mbrojtjen e mjedisit “, tha ministri Nuredini.
Ambasadorja Divjak-Tomiq, duke u pajtuar plotësisht me pikëpamjet e ministrit Nuredini, e shprehu gatishmërinë për ta riafirmuar idenë e një strategjie dhe bashkëpunimi të përbashkët midis dy vendeve në procesin e ardhshëm të integrimit evropian.