Dr. Teodora Obradoviq – Gërnçarovska, këshilltare shtetërore për ndryshimet klimatike në MMJPH dhe kontakt kombëtar i Konventës së KB për Ndryshimet Klimatike, e hapi kursin për të rinjtë “Diplomacia Klimatike” me fjalët: “Unë pres nga ju entuziastë të rinj”, duke përdorur njohuri dhe shkencë informacioni për të qenë nxitës të aksioneve të mira klimatike në mjediset e tyre dhe më gjerë, sepse vetëm me njohuri dhe përpjekje të përbashkëta do të kemi mundësi që të realizojmë skenarin e gjelbër të politikave kombëtare klimatike si më fitimprurësi për të ardhmen e vendit.
Trajnimi dedikohet për 20 pjesëmarrës të rinj nga vendi që kanë shansin të mësojnë se çfarë është diplomacia klimatike, për të kuptuar rolin e Konferencës së OKB për Ndryshimet Klimatike, Marrëveshjen e Parisit dhe COP26 dhe cilat janë Kontributet Kombëtare të Identifikuara (NDC) të Maqedonisë së Veriut .
Trajnimi është organizuar nga Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtjen e Mjedisit Gou Grin si pjesë e projektit “Ambasadorët e Rinj për Ndryshimet Klimatike” mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Shkup.