Sot në komunën e Sarajit, me inicijativë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor fillon faza e parë e projektit për shpërndarjen e 300 shportave për mbeturina (120 L) për banorët e komunës së Sarajit, të cilat do të shpërndahen për të gjithë familjet e rrezikuara socijale. Në kuadër të përkrahjes për përforcim të kapaciteteve të N.K.P ‘Saraj’ që po i jep në forma të ndryshme Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përfshihet edhe pajisja me 100 konteinera 1,1 m3 të cilat do të shpërndahen për të gjitha shkollat, xhamitë dhe te objektet tjera publike në territorin e komunës së Sarajit.
Në fazen e dytë të këtij projekti është paraparë pajisja e Shkollës së mesme në Saraj me shporta për selektim të mbeturinave si dhe vendosja e uleseve ne parkun e shkollës. Gjithashtu së shpejti do të bëhet edhe vendosja e shportave të vogla për mbeturina nëpër të gjitha rrugët kryesore të vendbanimeve Saraj dhe Kondovë , me cka besojmë se sadopak do të përmiresohet pastërtia publike në territorin e komunës së Sarajit.