Ministri Nuredini do të prezantojë ambicien kombëtare klimatike në Glasgow

Министерот Нуредини ќе ја презентира националната климатска амбиција во ГлазговMinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, dje dhe sot së bashku me presidentin Stevo Pendarovski merr pjesë në Samitin Botëror të Liderëve, në kuadër të Samitit të Klimës #COP26 në Glasgow, ku së bashku me liderët e vendeve në botë prezantohen ambiciet dhe veprimet kombëtare klimatike.  

 

Në programin shumëditor të negociatave për klimën, ministri Nuredini do të marrë pjesë edhe në ngjarje të ndryshme tematike, ku ishte i ftuar të prezantojë Kontributin e Rishikuar Kombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i njohur si një nga kontributet më ambicioze të rishikuara në Marrëveshjen e Parisit. Me këtë kontribut, vendi ynë angazhohet të reduktojë emetimet e gazrave serë me 51% ose të shprehura në emetimet neto, në vitin 2030, një ulje prej 82% krahasuar me nivelet nga viti 1990. 

 

Ministri Nuredini sot do të marrë pjesë edhe në lansimin e angazhimit për kufizimin e emetimeve të metanit, një ngjarje e organizuar nga presidenti i SHBA-së Joseph Biden dhe presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, mbështetur edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut bazuar në politikat dhe masat e analizuara dhe të miratuara më pare në dokumentet strategjike klimatike. 

 

Me ftesë të Qeverisë greke, ministri Nuredini pasdite do të mbajë fjalim edhe në ngjarjen e nivelit të lartë kushtuar mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe natyrore nga ndikimet e ndryshimeve klimatike, ku do të prezantojë studimet kombëtare dhe përpjekjet për ruajtjen e trashegimisë kulturore dhe zonat natyrore.