(06.09.2019) Në Klubin e deputetëve në Shkup, në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), u mbajt një takim pune i njerëzve të parë të Ministrisë me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Në takim, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zëvendësministri Jani Makraduli dhe sekretarjashtetërore në MMJPH Ana Petrovska, hapën një diskutim mbi të gjitha çështjet aktuale, përparësitë dhe sfidat në fushën e mjedisit jetësor.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e OJQ-ve ngritën shqetësime në lidhje me ruajtjen e natyrës dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura, UNESCO dhe Liqenin e Ohrit, projektet e hidrocentraleve. Theks i madh iu kushtua diskutimit mbi transparencën, rëndësinë e disponueshmërisë së të dhënave, raportimin dhe përmirësimin e legjislacionit. Më tej, u theksuan gjithashtu çështje që lidhen me ndotjen e ajrit, stacionet matëse dhe akreditimin e laboratorit qendror, ndryshimet klimatike, ndotjen industriale, menaxhimin e mbeturinave dhe mbikëqyrjen e inspektimit.
Apelojmë për një bashkëpunim të ngushtë dhe konstruktiv me të gjithë palët e interesuara në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe vazhdojmë të inkurajojmë kritikat konstruktive për punën tonë që sigurisht do të shërbejnë si një udhërrëfyes për përmirësimin e saj.
Përpiqemi për transparencë dhe gjithëpërfshirje në vendimmarrje dhe me kënaqësi mirëpresim shkëmbim të ideve të reja për të përmirësuar mjedisin jetësor në tërësi.