Ministri Nuredini dhe ambasadori grek Kunduros biseduan për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mjedisit jetësor dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike

Sredba_Nuredini_Grcki_AmbasadorSot, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini kishte një takim pune me ambasadorin e Greqisë në RMV, E. T. Rusos Kunduros.

Me këtë rast, ministri Nuredini e informoi ambasadorin për mundësitë e shumta për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, siç janë: mbrojtja e Parkut të Prespës, monitorimi dhe menaxhimi i përbashkët i sistemit hidrik të Liqenit të Dojranit, bashkëpunimi në zbatimin e planeve për Pellgun e Drinit, bashkëpunimi ndërkufitar dhe shkëmbimi i informacionevet për lumin Vardar, menaxhimi i ujërave të ndotura dhe menaxhimi i mbeturinave.

Ambasadori Kunduros i përcolli përpjekjet e Qeverisë greke për të mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian, gatishmërinë për transferimin e përvojave dhe krijimin e partneriteteve gjatë aplikimit dhe shfrytëzimittë fondeve dhe programeve të BE-së.

– Republika e Greqisë mbetet partneri ynë strategjik për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike – konkluduan të dy bashkëbiseduesit.