(24.03.2016)Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sekretarja shtetërore pranë kësaj Ministrie dr.Sonja Lepitkova dhe prodekani i Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip Dejan Mirakovski, sot, e vizituan laboratorinë pranë Universitetit që është njëra ndër laboratoritë më të pajisura dhe më të sofistikuara në R. e Maqedonisë.
Gjatë vizitës, prodekani Mirakovski, e prezantoi punën e laboratorisë për matjen e cilësisë së ajrit ambiental dhe ekspozimin personal të grimcave të forta, në kuadër të të cilave përfshihet edhe laboratoria për matjen e zhurmës.
Njëherësh, u vizitua edhe laboratoria për analiza kimike e ndotjes së tokave, ujit dhe ajrit nga metalet e rënda, si dhe pesticidet.
Të gjitha laboratoritë në kuadër të Universitetit të Shtipit janë akredituar me disa metoda, gjithashtu edhe raportet të cilat i dorëzon janë të akredituara me standarde evropiane. E gjithë kjo e vë universitetit e Shtipit si një lider në vend sipas pajisjeve dhe akreditimit të laboratorisë, si nga aspekti teknik ashtu edhe nga ai personal.
Me këtë ky universitet i justifikon mjetet e siguruara nga shteti për pajisjen e këtij laboratori.