(20.04.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni Aivo Orav.
Në këtë takim, të dyja palët biseduan për projekte të financuara nga fondi IPA, duke shprehur kënaqësinë nga mundesitë e realizimit të një bashkëpunimi më të afërt reciprok.
Me këtë rast, gjatë bisedës, një theks i veçant iu vu problematikës së ndotjes se ajrit dhe ujërave.