(30.03.2015) Sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi realizoi takim pune me ministrin pa portofol Furkan Çako dhe përfaqësuesit e kompanisë sllovake ADATO.
Në këtë takim përfaqësuesit e kompanisë e informuan ministrin Izairi për statusin e kompanisë si dhe për interesimin e tyre për përfshirjen në projektet në lidhje me sektorin e ujërave.
Në takim u shqyrtua mundësia për vendosjen e bashkëpunimit në mbrojtjen e resurseve ujore.