Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot më 18.12.2014 (e enjte) zhvilloi një takim pune me rektorin e Universitetit të Europës Juglindore z. Zamir Dika, me ç’rast u bisedua për përparimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor. Temat, të cilave ju kushtua vëmendje e veçantë në bashkëpunimin e përbashkët në periudhën vijuese, për të cilat do të nënshkruhet edhe memorandum për bashkëpunim janë:
– Partneriteti në krijimin e kurikulumeve për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike në studimet deridiplomike dhe pasdiplomike ekzistuese.
– Realizimi i trajnimeve për industrinë në kuadër të projektit EU –ETS me Norvegjinë.
– Bashkëpunimi i përbashkët si ndihmë për komunën e Tetovës në procesin e dhënies së lejeve B-Të integruara.
– Mundësia për përgatitjen dhe realizimin e fushatës për ngritjen e vetëdijes publike për ndotjen e ajrit dhe trajtimin e drejtë të mbeturinave në Tetovë.
– Zhvillimi i strategjisë rajonale për arsim për zhvillim të qëndrueshëm.
– Pjesëmarrje e përbashkët në projekte hulumtuese në pjesën e menaxhimit me mbeturinat komunale dhe të tjera.
– Organizimi i punëtorive për trajtim të drejtë të mbeturinave për palë të posaçme te interesuara.
– Pjesëmarrja e ekspertëve të Ministrisë nëpër media të ndryshme (ligjërues) në procesin mësimor.