Ministri Izairi në inspektimin e punëve të realizuara të stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Gjevgjeli

DSC_0614

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, zëvendësministri Stevo Temellkovski dhe ambasadori i Zvicrës në R. e Maqedonisë Stefano Llazaroti sot e vizituan komunën e Gjevgjelisë, me ç’rast realizuan një takim pune me kryetarin e komunës Ivan Frangov.

Në kuadër të këtij takimi u vizitua lokacioni në të cilin ndërtohet stacioni për pastrimin e ujërave të zeza për qytetin e Gjevgjelisë.

Me këtë rast kryetari i komunës Frangov i informoi të pranishmit për dinamikën dhe rrjedhën e punëve të realizuara në përputhje me planin projektues.

SHËRBIMI PËR INFORMIM