(24.11.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, mbajti fjalim në hapjen e mbledhjes dy-ditore të Trupit Ekzekutiv të Procesit Evropian për Shëndet dhe Mjedis, në të cilën prioritare ishin tematpër menaxhimin me rreziqet nga aerondotja, menaxhimin me llojet e ndryshme të mbeturinave, ndërtimin e vendbanimeve urbane rrezistuese dhe përballja me ndryshimet klimatike.
-Në këtë rast do t’i shënoja aktivitetet tona në sferën e ndryshimeve klimatike ku janë përgatitur pothuajse të gjitha dokumentet e nevojshme strategjike dhe planet aksionare në nivel kombëtar dhe një pjesë në nivel lokal. Gjithashtu, në mënyrë të përkushtuar punojmë edhe në sferën e mbrojtjes së cilësisë së ajrit, ku një kohë të gjatë jemi pjesë e Twinig programeve të finansuara nga BE-ja për përmirësimin e legjislacionit, monitorimit dhe infrastrukturës për menaxhimin me cilësinë e ajrit në nivel kombëtar dhe lokal, e në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë vendoset edhe metodologjia për vlerësimin e rreziqeve shëndetësore nga aerondotja. Për fat të keq më duhet të theksoj se edhe krahas kësaj aerondotja paraqet një nga problemet më të rënda shëndëtesore – ekologjike në vend – theksoi ministri Izairi në fjalimin e tij.
Kjo mbledhje në Shkup u organizua si pjesë e përgatitjeve për Konferencën e VI-të ministrore për shëndet dhe mjedis që do të mbahet në vitin 2017
Takimi u kryesua nga prof. Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik, ndërsa fjalim mbajti edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm përfaqësues nga fushat e shëndetësisë dhe mjedisit të 53 shteteve anëtare të Rajonit të Evropës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë.