(18.09.2015) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot, në hapësirat e Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, mbajti fjalimin në konferencën me titullin “Gjendja me infrastrukturën e ekonomisë së ujërave “, në të cilën me theks të veçantë u përmendën pendat, ndërsa u shqyrtua edhe gjendja e përgjithshme e infrastrukturës së ekonomisë së ujërave në R. e Maqedonisë.
Duke shprehur bindjen se ngjarjet e këtilla në masë të madhe kontribuojnë për shkëmbimin e përvojave në këtë sferë, ministri Izairi theksoi:
– . Uji është resursi më i rëndësishëm i vendit që është quajtur “ari i kaltër.” Duhet të përmendi se sipas statistikave në periudhën prej vitit 1938 deri në vitin 2014, në R. e Maqedonisë janë ndërtuar 41 penda të mëdha dhe 120 penda më të ulta. Hidrosistemet e përbëra nga pendat dhe akumulimet ujore, si dhe deponitë e minierave krahas ndikimit të madh pozitiv në zhvillimin e R. së Maqedonisë paraqesin objekte ndërtimore me potencialin më të madh të rrezikshmërisë për rrethin.
Për shkak të ekzistimit të këtyre rreziqeve Ministria kompetente në pajtim me Ligjin e Ujërave, në vitin 2012 formoi Komisionin për penda të përbërë nga anëtarë nga radhët e ekspertëve profesional të kësaj sfere për çështjet që kanë të bëjnë me projektimin, realizimin dhe menaxhimin e pendave dhe akumulimeve. Gjatë vitit 2014 Komisioni i pendave në bashkëpunim me këtë Ministri e kreu ekspertizën në terren për 43 penda në R. e Maqedonisë, për arsye se për numrin më të madh të pendave të një rëndësie të posaçme për herë të fundit është bërë kontrolli nga Komisioni në vitin 2003. Në pajtim me ekspertizën në terren Komisioni përpunoi një raport përmbledhës për gjendjen e pendave në vitin 2014. Ky paraqet rikapitulimin e rezultateve për objektet hidroteknike me vlerësim, dispozita përfundimtare dhe propozime për ndërrmarjen e masave përkatëse për përmirësiminin e gjendjes me pendat. Gjendja momentale e sigurisë së pendave me objektet shoqëruese është alarmante për 4 penda (të Sllatinës, Pishicës, Gllazhnjës dhe Likovës) dhe kritike për 5 penda (të Vratnicës, Otoshnicës, Selemlis, Petrashevcës dhe Vodoçës) që duhet urgjentisht të sanohen.
Krahasuar me 43 penda të përfshira në ekspertizën e terrenit 9 penda ose 21 % nga pendat më të rëndësishme ekzistuese janë në një gjendje sigurie të palakmueshme, që është një tregues se është i domozdoshëm ndryshimi radikal i konceptit të deritanishëm për arritjen e cilësisë së kënaqme të pendave në R. e Maqedonisë. Duhet të thekësohet se gjatë vitit 2013 penda e Sllatinës pjesërisht pësoi një shkatërim si dhe Penda e Pishicës për të cilën Ministria ndërrmori masa që kanë të bëjnë me përpunimin e dokumentacionit teknik për sanimin e pendës së Pishicës. Për 12 penda (Vratnicë, Otoshnicë, Petrashevcë, Markovë, Gradçe, Lloshanë, Kozjak, Mavrovë, Shpile, Glloboçicë, Lisiçë dhe Knezhevë) janë me dëmtime për të cilat nuk nevojitet sanimi i tyre urgjent por nuk rekomandohet sanimi i tyre për një periudhë kohore më të gjatë. Për 19 penda nevojiten disa punë sanuese. Për momentin cilësia e mirëmbajtjes së pendave është e pakënaqshme, me që 20penda (47%) nga 43 penda të përfshira me ekspertizën e terrenit nuk po mirëmbahen në mënyrën e kërkuar për këto objekte strategjike. Madje 6 penda janë lënë bukfalisht në fatin e tyre, ndërsa 6 penda janë lënë pas dore deri në një nivel që i bënë ato të cënueshme me rrezik të papranueshëm për rrethin. Ky ishte sinjali i parë se nevojitet në periudhën e ardhshme të propozohen aktivitete në drejtim të përmirësimit të efikasitetit të punës dhe funksionimit të sistemit të ekonomive ujore.
Gjatë vitit 2015 u solll Ligji i Ekonomisë së Ujërave me qëllim të formimit të Shoqatës Aksionare e cila si një subjekt më i lartë i strukturës do të jetë kompetente për përforcimin e kapaciteteve dhe implementimin e aktiviteteve të ardhshme në kuadër të sektorit të ekonomisë së ujërave dhe do t’i ndërrmarë veprimtaritë të cilat janë në kompetncë të ekonomisë së ujërave të deritanishme përkatësisht furnizimit me ujë, kullimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes investuese rrjedhëse të sistemeve.