Ministri Duraki zhvilloi takim me ministren e Mjedisit Jetësor të Kosovës

3 (1)Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, sot zhvilloi një takim pune me ministren e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës, Albena Reshitaj.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e gjertanishëm të mirë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor si dhe për rezultatet e projekteve dhe programeve të deritanishme të realizuara mes dy vendeve.

Me këtë rast, të dy palët shkëmbyen informacione dhe përvoja nga shumë sfera, duke përfshirë mbrojtjen e natyrës, menaxhimin e mbeturinave, përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental si dhe mbrojtjen e ujërave.

 

1 (1)Biseduam për natyrën dhe për shpalljen e Malit Sharr për park kombëtar. Kosova tashmë e ka bërë, ndërsa së shpejti do ta kemi edhe ne. Pritet bashkëpunim për këtë temë midis dy vendeve. Biseduam për problemet që kanë të bëjnë me ujërat, lumin Lepenc dhe problemet e ajrit – tha ministri Duraki pas takimit.

Meqë të dy vendet synojnë anëtarësimin në BE, të dy palët shprehën gatishmërinë për t’u bashkuar në këto përpjekje, të cilat do të lehtësojnë vetë procesin, si për të dy vendet poashtu edhe për gjithë rajonin, duke arritur qëllimin e përbashkët – një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.

Qëllimi ynë është integrimi i dy vendeve në BE dhe kjo është një mundësi për ne që të zhvillojmë më tej bashkëpunimin tonë dhe kështu të bashkohemi me BE-në, tha Reshitaj.