(06.06.2016) Me rastin 5 Qershorit – Ditës ndërkombëtare të mjedisit jetësor,ndërsa në kuadër të “BE Bisedimeve“, sot u mbajt debat me temë: “Marrëveshja e Parisit-Ndryshimet klimatike dhe Menaxhimi i ujërave“, në të cilin morën pjesë përfaqësues të sektorit qeveritar, organizatat qytetare dhe profesorë, të cilët veprojnë në fushën e mjedisit jetësor
Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Bashkim Ademi në fjalimin e tij theksoi se temat menaxhimi me ujërat dhe Marrëveshja e Parisit, shqyrtohen në këtë debat, meqë të njejtat i interesojnë jo vetëm shtetit tonë, por edhe rajonit dhe më gjerë.
Në fjalimin e tij ai theksoi:
„Nga aspekti o menaxhimit me ujërat, qëllimi ynë është vendosja e menaxhimit me pellgjet ujore dhe përmirësimi i gjendjes në mjedisin jetësor, si dhe ruajtja e shëndetit të njeriut përmes ruajtjes së cilësisë së ujërave.
Qëllimet specifike janë.
- Transponimi i plotë i legjislacionit;
- Përfundimi i planeve për menaxhim me pellgun ujor, duke përfshirë edhe indentifikimin e programit me masat;
- Vendosja e monitorimit gjithëpërfshirës të sistemit të ujërave;
- Vendosja e sistemit për vlerësim, mbrojtje dhe gatishmëri në rast të vërshimeve, përballje dhe hartim i Planeve për menaxhim me rreziqet nga vërshimet;
- Rritje e shkallës së investimeve në raport me Prodhimin bruto vendor përmes ndërtimit të sistemeve për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza;
- Sigurimi i ujit të shëndetshëm për pije për popullatën, përmes sistemeve bashkëkohore të furnizimit, vendosja e mekanizmave për zbatimin e parimit ndotësi paguan.
Në pjesën e ndryshimeve klimatike, e nënshkruam Marrëveshjen e Parisit dhe do të fillojmë me procesin e ratifikimit të saj.
Për arritjen e këryre qëllimeve, shfrytëzojmë mjete përmes Instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA), ndihmë tjetër bilaterale dhe bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare. “
Në debat të pranishmëve iu drejtuan edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane Arbër Ademi dhe ambasadorja e Republikës së Francës, Lorens Oer.