MMJPH ka filluar procedurën për shpërndarjen e mjeteve financiare, të realizuara në bazë të kompensimit për prodhimin e energjisë nga lëndët djegëse fosile si grante të destinuara për komunat

Pasi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Vendimin për shpërndarjen e fondeve të realizuara në bazë të kompensimit për prodhimin e energjisë nga lëndët djegëse fosile si grante të destinuara për komunat, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor filloi procedurën për ndarjen e fondeve në shumë totale prej 38.744.498,00 denarësh si grante të destinuara për komunat Novaci, Manastir, Mogillë, Kërçovë, Negotinë, Gazi Babë, Aerodrom, Kisella Vodë, Qendër dhe Çair.

Ministria tashmë ka paraqitur kërkesë në komunat e përmendura për dorëzimin e Programit dhe aktiviteteve për menaxhimin e mjedisit me projektet e propozuara, i cili duhet të miratohet nga Këshillat komunal dhe në bazë të tij ata do të jenë në gjendje të marrin fondet e miratuara. Realizimi i aktiviteteve të propozuara, për të cilat marrëveshjet do të lidhen veçmas me komunat, duhet të përfundojë deri në fund të vitit.

Përndryshe, fondet nga ky vendim shpërndahen në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenet në Dekretin për metodologjinë e shpërndarjes së fondeve, të realizuara si të ardhura nga kompensimi për prodhimin e energjisë nga lëndët djegëse fosile.