Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze dhe Agjencinë Suedeze për Mbrojtjen e Natyrës, sot nisin fushatën digjitale për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit të titulluar “Rekomandime të ngrohta”.
Hulumtimet tregojnë se djegia e biomasës (drurit) për ngrohjen e amvisërive përbën 45% të emetimeve kombëtare të grimcave PM 10 dhe 68% të grimcave PM 2.5 në ajrin e ambientit dhe pritet që një numër i madh i amvisërive të ngrohen duke përdorur drurin si material ngrohës. Për këtë arsye, ne po ia kushtojmë pjesën e parë të fushatës digjitale ndarjes së praktikave të mira gjatë përdorimit të drurit për ngrohjen e shtëpive dhe duke treguar rëndësinë e mënyrës së duhur, duke i kushtuar vëmendje zgjedhjes së saktë të materialit ngrohës, pastrimit dhe mirëmbajtjes së duhur të elementeve të ngrohjes dhe oxhaqeve dhe trajtimin e duhur të materialit ngrohës gjatë djegies.
Ndiqni “REKOMANDIMET E NGROHTA” në faqen e Facebook-utdhe profilin e Instagramit, dhe ndajini ato me familjen dhe miqtë.
#RekomandimeTëNgrohta