Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe synimet afatgjate (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183 më datë 14.12.2017) e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madësi deri në 10 mikrometra (që e tejkalojnë vlerën prej 150 mg/m³ gjatë dy ditëve radhazi) dhe parashikimin e motit të marrë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, ju njoftojmë se është tejkaluar në pikën matëse në Shkup – Lisiçe dhe Rektorat.
Tabela tregon përqëndrimet mesatare ditore të PM 10 në pikën matëse ku është tejkaluar pragu i alarmit.
Lisiçe | Rektorat | ||||
|
|
|
|||
|
|
||||
|
|
|
* përqëndrimet janë shprehur në mg/m³
Sipas konkluzioneve të procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 28.11.2017, për qytetin e Strumicës hyjnë në fuqi këto rekomandime dhe masa:
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë obligohen të:
- Rekomandojnë të gjitha subjektet juridike (punëdhënësit) që me rekomandimin e mjekut të familjes të lirojnë grate shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt të mëparshëm të miokardit ose goditje në tru, pavarësisht moshës.
- Rekomandojnë që të gjitha subjektet juridike (punëdhënësit) të riorganizojnë orarin e tyre të punës dhe personat që punojnë jashtë të punojnë nga ora 11:00 deri në 17:00.
- Rekomandojnë që të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në natyrë.
- Sigurimi i kushteve për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve të urgjencës mjekësore, vizitave në shtëpi dhe shërbimeve të patronazhit.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë:
- Të detyrojë të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, institutet, ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi shtetërore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale të reduktojnë (deri në 50%) përdorimin e automjeteve zyrtare.
- Të sigurojnë kufizimin e punimeve ndërtimore.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Qendrën Shëndetësore dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale:
- Të sigurojnë strehimore për strehimin e të pastrehëve.
- Të ofrojnë mbështetje për personat e moshuar të vetmuar përmes vizitave të organizuara.
Ministria e Shëndetësisë:
- Të detyrojë Shërbimin e Urgjencës Mjekësore të paraqesë informatë deri tek ISHP për numrin e thirrjeve (sipas diagnozës/ kodit të ICD 10, gjinia, mosha, vendbanimi/komuna), për kohëzgjatjen e episodit të ndotjes alarmante të ajrit në baza ditore deri në përfundimin e episodit dhe një javë pas përfundimit.
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit:
- Тë fillojë kryerja e kontrollit të shpeshtë të Instalimeve që kanë leje A-PKIN, të kryejë matje kontrolli të emetimeve të substancave ndotëse në ajrin e ambientit me një laborator të akredituar për të përcaktuar nëse zbatohen kushtet/masat e përcaktuara në Leje për sa i përket emetimeve në ajër.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të përgatisë dhe dorëzojë:
- Rekomandim për Instalimet që kanë leje A-PKIN, për reduktimin e kapacitetit prodhues (deri në 50%), që do të thotë se nga kjo masë do të përjashtohen instalimet që prodhojnë ngrohje ose energji elektrike.
- Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale janë të detyruara të zbatojnë masat e parashikuara në planet afatshkurtra ose masat afatshkurtra të miratuara nga këshillat e komunave.