Shkup, 4 korrik 2024 – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti takoi ambasadorin e Republikës së Francës në vend, SH.T. Cyrille Baumgartner.
Ministri Mexhiti falënderoi ambasadorin Baumgartner për ndihmën të cilën vazhdimisht Maqedonia e Veriut e ka marrë nga Republika e Francës në rrugën e aderimit drejt Bashkimit Europian.
Ambasadori francez, Baumgartner ritheksoi se propozimi francez i cili qëndron në tryezë i rihap perspektivat europiane të Maqedonisë së Veriut dhe aspak nuk është në dëm të shtetit.
Gjithashtu, në bisedë e sipër u fol edhe për projektet të cilat ministri Mexhiti ia shpalosi ambasadorit Baumgartner që si ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor janë paraparë për t’u realizuar.
Ambasadori francez e uroi ministrin Mexhiti për detyrat në Qeverinë e re si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër, si dhe shprehu gatishmërinë që të bashkëpunojnë për të mirën e vendit dhe qytetarëve.