Për të lehtësuar zbatimin më të mirë të tri shtyllave të Konventës për qasje në informacione, pjesëmarrje tëpublikut në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për çështje të lidhura me mjedisin jetësor (Konventa e Arhus-it) Kombeve të Bashkuara, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qendra Arhus, e themeluar nga Shoqata për zhvillim të qëndrueshëmMilieukontakt Maqedoni Shkup nënshkruan Memorandum për bashkëpunim. Me nënshkrimin e dokumentit, ministri Naser Nuredini konfirmoi mbështetjen e plotë të MMJPH-së për këtë iniciativë, ndërsa Ministria u bë pjesë e rrjetit Miqtë e Arhus-it.
Ky bashkëpunim pritet të përmirësojë përfshirjen e publikut në proceset mjedisore.
Vendi ynë është nënshkrues i kësaj Konvente që nga viti 1998.