Me intensifikimin e kontrolleve të inspektimit, të cilat u njoftuan nga u.d Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, Ana Petrovska, në konferencën e sotme për shtyp, si dhe me ndryshimet ligjore që do të mundësojnë sanksionim më rigoroz të ndotësve, mbi të cilët po punon aktualisht Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, ne presim rezultate pozitive dhe më të dukshme në mjedisin jetësor. Ne i mirëpresim përpjekjet e intensifikuara të ISHMЈ-së, të cilat, siç informoi Petrovska, në periudhën prej 1 deri më 17 nëntor u kryen 68 inspektime të rregullta, inspektime të jashtëzakonshme të 25 instalimeve dhe u lëshuan gjithsej 12 vendime për të eleminuar mangësitë për instalime të ndryshme. Vetëm duke vazhduar me këtë intensitet të kontrolleve, do të sigurohet përmbushja e standardeve të përshkruara në lejet dhe ligjet në fushën e mjedisit jetësor.
MMJPH: Vetëm me kontrolle të intensifikuara do të sigurohet përmbushja e standardeve të përshkruara në leje dhe ligje
November 19, 2020