MMJPH: Për qytetin e Gostivar hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra

Të nderuar,

Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufi në lidhje me nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmit, afatet për arritjen e vlerave kufi, kufijtë e tolerancës për vlerat kufi, vlerat e synuara dhe synimet afatgjata ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183, datë 14.12.2017) e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës prej 150 μg/m3 gjatë dy ditëve me radhë) dhe parashikimin e motit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ju njoftojmë se e njëjta është tejkaluar në pikën matëse në Gostivar.

Për shkak të problemeve me sistemet e rrjetit në MMJPH dhe instalimit të pajisjeve të reja serverike, të dhënat nga lokacionet matëse: Tetovë dhe Gjevgjeli nuk janë në dispozicion.

Tabela tregon përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikat matëse ku është tejkaluar pragu i alarmit.

Gostivar
23.12.2022 182.02
24.12.2022 168.65

                                                                                *përqendrimet shprehen në μg/m3

 

Nga ana e MMJPH është dorëzuar informacion për tejkalimin e pragut të alarmit deri te Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor, Drejtoria për mjedis jetësor, zyra për komunikim me publikun në MMJPH, Instituti për Shëndet Publik dhe Komunës së Gostivarit përkatëse për episodin e ndotjes alarmante të ajrit.

Sipas konkluzioneve të procesverbalit të seancës së 40-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të mbajtur më 28.11.2017, për qytetin Gostivar rekomandimet dhe masat në rast të tejkalimit të pragut të alarmit hyjnë në fuqi.