I njoftojmë qytetarët e komunës së Kavadarit se për shkak të rikonstruksionit të rrethrrotullimit në kryqëzimin ndërmjet Bulevardit Perëndimor dhe Bulevardit Mosha Piade, i cili ndodhet në afërsi të stacionit automatik të monitorimit të cilësisë së ajrit në Kavadar, instrumentet nga sistemi i monitorimit janë shkyçur deri në përfundimin e punimeve të ndërtimit.
Afërsia e punimeve të ndërtimit mund të shkaktojë dëmtim të instrumenteve dhe në të njëjtën kohë, duke qenë se burimi i ndotjes është shumë afër stacionit, mund të tregojë të dhëna të parëndësishme për përqendrimet e grimcave të pezulluara me madhësi deri në 10 dhe 2,5 mikrometra. (PM10 dhe PM2.5) në rrethinën e stacionit.
Gjithashtu i njoftojmë edhe qytetarët e komunës së Kavadarit të cilët jetojnë dhe lëvizin në afërsi të kantierit deri në përfundimin e punimeve të ndërtimit të marrin masa mbrojtëse personale.
Rekomandohet që komuna e Kavadarit të ndërmarrë veprime për përfundimin sa më të shpejtë të rikonstruksionit dhe në ndërkohë ta detyrojë kontraktorin që ta spërkasë më shpesh rrugën në mënyrë që të jetë vazhdimisht në gjendje të lagësht.