Gjatë takimit të sotëm të ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari, janë diskutuar disa tema në mes të të cilave ishin edhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Theksi ishte në funksionimin e Sistemit Rajonal të menaxhimit të mbeturinave në Pollog.
U shqyrtuan mundësitë se si Ministria mund të ndihmojë komunën në tejkalimin e problemeve specifike që vështirësojnë menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave dhe funksionimin e sistemit.
