Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe shoqata Young Friends of the Earth Macedonia me nënshkrimin e sotëm të Memorandumit të Bashkëpunimit konfirmuan dëshirën dhe vullnetin për të bashkëpunuar në fushat me interes të përbashkët, duke shfrytëzuar kapacitetet profesionale, shkencore-profesionale dhe materialo-teknike të të dyja palëve, në drejtim të krijimit të politikave të gjelbra, e duke marrë parasysh zërin dhe vizionet e qytetarëve.
Kështu, Ministria e mbështeti, mbi të gjitha, realizimin e projektit “Konvergjenca inter-sektoriale e rinisë evropianë në Marrëveshjen e Re të Gjelbër” dhe platformën dixhitale pjesëmarrëse “Zëri i Gjelbër”, që rrjedh nga projekti, duke riafirmuar kështu angazhimin e saj për transparencën dhe inkluzivitetin e publikut në krijimin e politikave, veçanërisht të rinjve si bartës të ardhshëm të zhvillimit shoqëror.
MMJPH i mbështet ekologjistët e rinj
December 25, 2020