Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon që në kontinuitet dheme vëmendje i mbikëqyr emetimet e ndotësve në ajrin ambiental. Gjatë kësaj periudhe, kur në fuqi janë një sërë masash të Qeverisë për përballje me virusin COVID-19 me të cilat është kufizuar lëvizja e qytetarëve dhe puna e një pjese të madhe të institucioneve dhe instalimeve industriale, me vëmendje të veçantë i ndjekim vlerat për çdo orë të emetimeve të grimcave PM10 në korrelacion me vlerat e temperaturës.
Për momentin, të gjitha të dhënat grumbullohen dhe regjistrohen nga pikëpamja e subjekteve afariste aktive, transporti aktiv, kapacitetet aktive industriale në periudha të ndryshme kohore, gjegjësisht lëvizja e kufizuar dhe qëndrimi më i gjatë i qytetarëve në shtëpitë e tyre, përkundër kushteve të motit, me qëllim të analizës së tyre për përcaktimin e ndikimit të faktorëve kryesorë të ndotjes së ajrit dhe hartimin e mëtutjeshëm adekuat të dokumenteve strategjike dhe planifikuese, përkatësisht masave të veprimit.
MMJPH ka marrë të dhëna nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit Jetësor për të gjitha instalimet që funksionojnë në këtë periudhë, të cilat janë nën kompetencën e tyre, përkatësisht kapacitetin me të cilin punojnë në një periudhë të numrit të zvogëluar të personave të angazhuar dhe orarit të punës. Për më tepër, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Punëve të Brendshme mbledhin informacione për veprimtaritë aktive gjatë kufizimit të lëvizjes së qytetarëve (orët e natës), si dhe përcaktimin e numrit të automjeteve në rrugë. Të dhënat e motit sigurohen nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.
Analizimi i informacioneve të mbledhura do të sigurojë njohuri shumë të rëndësishme në lidhje me hartimin e politikave mjedisore, gjegjësisht planifikimin e masave dhe aktiviteteve për përballje me ndotjen e ajrit.
Analizat fillestare por edhe ato vijuese në kohën e duhur me qëllim të regjistrimit të trendeve, do të jenë në dispozicion më gjerësisht në ueb faqen e MMJPH-së, me qëllim që të kenë një pasqyrë ekspertët, por edhe publiku në përgjithësi për nxjerrjen e konkluzioneve përkatëse.
Në të njëjtën kohë, MMJPH bën me dije se kontrolli i inspektimit është thelbësor për zbulimin dhe parandalimin e rritjes akute të vlerave, për shkak të moslejimit të aktiviteteve dhe për këtë arsye ishte inicuar funksionim pa pengesa i shërbimeve të inspektimit.
Është e domosdoshme që Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit Jetësor t’i zbatoj kontrollet mbi objektet industriale që posedojnë –Leje – A të integruara, nëse është e nevojshme, edhe gjatë orës policore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por është i domosdoshëm edhe autorizimi i inspektorëve lokal, të cilët janë përgjegjës për kontrollin e kapaciteteve që posedojnë Leje – B të integruar, pra të gjitha aktivitetet që janë në kundërshtim me Ligjin për higjenën publike. Për më tepër, nuk guxon të ndërpritet kontrolli i zjarreve në ambient të hapur, veçanërisht djegia e kallamishteve, që është përgjegjësi e Inspektoratit për Bujqësi.