Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, si pjesë e Qeverisë së re, mori pjesë në prezantimin e projektit të ri për Parkun me erë, që do të ndërtohet në mes të tri komunave, Karbincit, Shtipit dhe Radovishit.
Investimi i kompanisë Enerxhi Alkazar vlenë rreth 450 milionë euro, parashikon instalimin e 55 turbinave me erë, ku rreth 20 për qind e energjisë elektrike në vend do të sigurohet nëpërmjet prodhimit natyror të energjisë elektrike.
Krahas pavarësisë energjetike, ky investim do të hapë 630 vende të reja pune, do të sigurojë përdorimin e energjisë së shëndetshme, të rinovueshme, që do të kontribuojë për një mjedis më të pastër dhe një jetë dhe shëndet më të mirë të qytetarëve.