Mexhiti: Projektet e BE-së për Prespën me vlerë mbi 14 milionë euro do të mbrojnë vlerat natyrore, do të përmirësojnë infrastrukturën dhe do të nxisin bujqësinë dhe turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Prespës

Resnjë, 12 korrik 2024 – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian dhe shefin e Delegacionit të BE-së në vendin tonë Dejvid Gir, Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së Armen Grigorian dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski, sot ka vizituar rajonin e Prespës, ku së bashku me kryetarin e Komunës së Resnjës, Jovan Tozievski, kanë prezantuar aktivitetet dhe masat plotësuese, në vlerë prej mbi 14 milionë euro, që do të financohen në kuadër të Programit “BE për Prespën”.

1 ЕУ за Преспа Euroambasadori Gir në emër të Bashkimit Evropian si investitor dhe ambasadori i UNDP-së Grirorinan në emër të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara si zbatues, njoftuan se së bashku me komunën e Resnjës, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Drejtorinë Doganore dhe partnerë dhe aktorë të tjerë kombëtarë dhe lokalë do të punojnë për mbrojtjen e biodiversitetit në liqenin e Prespës, zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit të qëndrueshëm dhe do të zbatohen ndërhyrje të mëdha në infrastrukturë për trajtimin e mbetjeve dhe ujërave të zeza dhe inkurajimin e zhvillimit rajonal.

6 ЕУ за Преспа

Investimet në rajonin e Prespës, të cilat do të zbatohen përmes dy projekteve, të financuara nga BE-ja dhe pjesërisht nga UNDP dhe kontributi kombëtar – “BE për përmirësimin e infrastrukturës në rajonin e Prespës” dhe “BE për Prespën – restaurimi i burimeve natyrore për të forcuar qëndrueshmërinë bujqësi dhe turizëm”, do të mundësonjë promovimin dhe mbështetjen e praktikave të mira bujqësore, ndërtimin e sistemeve të menaxhimit të ujërave të zeza, me çka më shumë se 1500 banorë të 6 fshatrave do të kenë akses në zgjidhje moderne dhe efikase për përballimin e kësaj sfide, ndërsa  rrjetipër grumbullimin e mbetjeve të ngurta do të zgjerohet me 11 fshatra dhe mbi 1100 banorë, gjë që do të parandalojë ndotjen e mjedisit me disa ton mbetje çdo vit. Gjithashtu, është planifikuar edhe hapja e pikëkalimit kufitar “Markova Noga” ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë.

8 ЕУ за Преспа Në kuadër të vizitës, zyrtarët e lartë vizituan Tsarev Dvor, “Shpirti i Prespës”, ku u prezantuan me praktikat e mira për promovimin e rajonit të Prespës përmes agroturizmit tek fermerët vendas. Ata kanë vizituar edhe lokacionin “Markova Noga”, ku do të ndërtohet pika e re kufitare.

12 ЕУ за Преспа Siç potencoi në fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë i Qeverise dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, se këto janë investime të rëndësishme që kërkojnë bashkëpunimin e autoriteteve kombëtare dhe lokale me institucionet ndërkombëtare dhe sektorin civil. Me ndërtimin e pikëkalimit ndërkufitar në Markova Noga do të sigurohen kushte më të mira për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit dhe qarkullim më të lehtë të njerëzve dhe mallrave.

35 ЕУ за Преспа Në kuadër të vizitës, zyrtarët e lartë vizituan Tsarev Dvor, “Shpirti i Prespës”, ku u prezantuan me praktikat e mira për promovimin e rajonit të Prespës përmes agroturizmit tek fermerët vendas. Ata kanë vizituar edhe lokacionin “Markova Noga”, ku do të ndërtohet pika e re kufitare.

31 ЕУ за Преспа Projektet do të zbatohen gjatë 3 viteve të ardhshme dhe do të zbatohen deri në shtator 2027.