Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, sot dhe nesër merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit jetësor (IREMCON III) me temën “Lufta kundër ndryshimeve klimatike globale dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në menaxhimin e mbeturinave ” që po mbahet në Stamboll.
Në Konferencë marrin pjesë një numër i madh i zyrtarëve qeveritarë dhe komunalë, akademikë, drejtues të nivelit të lartë dhe drejtorë ekzekutivë të kompanive të menaxhimit të mbeturinave nga vendet e Ballkanit, për të ndarë përvojat e tyre dhe për të diskutuar projektet e mundshme dhe mundësitë për investime.
Ministri Duraki në fjalën përshëndetëse theksoi rëndësinë e temës për të gjitha vendet në rajon dhe në nivel global, duke nënvizuar se pret që përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse të ndajnë ekspertizën e tyre administrative dhe operacionale dhe të krijojnë një klimë të mirë për projektet e reja potenciale dhe mundësitë e reja për të investuar në zgjidhje praktike të menaxhimit të mbeturinaveme të cilatnjëherësh do të përmbushim synimet globale për përballje me ndryshimet klimatike.
Objektivat e Konferencësndërkombëtare tëmjedisit jetësor -IREMCONjanë të ndajnë njohuritë, përvojat dhe sukseset për riciklimin, ripërtëritjen dhe ripërdorimin në rrjedhat e ndryshme të mbetjeve dhe për të ofruar vlerësime ekonomike, mundësi investimi dhe fonde mbështetëse nga kooperativat ndërkombëtare.
IREMCON III është duke u mbajtur në Stamboll QENDRA EKSPO dhe është i ndërlidhur me panairin IFAT Euroazia 2019 (panairi i Euroazisë për teknologji në mjedisin jetësor), me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Urbanizimit të Republikës së Turqisë.